FITORJA

Jepet shfaqja teatrale “Trekëndëshi” nga nxënësit e shkollave të mesme të Vitisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Është shfaqur sot në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti shfaqja Trekëndëshi nga nxënësit e shkollave të mesme të Vitisë.

Iniciativa për përgatitjen e kësaj shfaqje, sipas Arjeta Mehmetit njëra nga organizatoret, lindi si nevojë për funksionalizimin e trupave teatrale shkollore dhe po ashtu në muzikë, art vizuel dhe aktivitete tjera kulturore.

Ajo ka falënderuar për mbështetje të këtij projekti nga “Innovations Lab Kosova”, Drejtoria e kulturës Rinisë dhe Sporteve në Viti dhe shkollat e mesme të kësaj komune.

ARKATANA

Kaltrina Sylejmani drejtoresh për Kulturë, Rini e Sport në Viti, ka përgëzuar organizatorët e kësaj shfaqje për punën e bërë dhe ka inkurajuar gjitha grupet e interesuara që të bashkëpunojnë ngushtë me këtë drejtori. “Ju inkurajojë që të vazhdoni të punoni si me Teatrin e Qytetit, po ashtu edhe me grupet tjera kulturore që veprojnë në komunën tonë, ngase jam shumë e interesuar që të ngjallet jeta kulturore në Viti me aktivitete nga më të ndryshmet. Andaj, ju ftoj për bashkëpunim të gjithë duke u nisur nga nxënësit që kanë talent e deri tek artdashësit të cilët kanë mbetur anash, sepse të gjithë së bashku mund të bëjmë atë më të mirën sa i përket kulturës”, u shpreh drejtoresha Sylejmani.

Pas përfundimit të shfaqjes, u zhvillua një debat ku u parashtruan edhe pyetje nga të pranishmit, për nxënësit- aktor të kësaj shfaqje. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.