RCCOLA

Jep dorëheqje shtylla e Vetëvendosjes në Gjilan

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Avni Rudaku deri dje ish nënkryetar i dytë i Vetëvendosjes në Gjilan ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet. “Miq e gazetarë, vetëvendosa: Dorëhiqem nga Lëvizja VV nga të gjitha funksionet, detyrat dhe përgjegjësitë si anëtar dhe aktivist, si ish nënkryetar i dytë në Gjilan. Falënderoj të gjithë përkrahësit, miqtë, anëtarët, aktivistët dhe të gjithë njerëzit që njoha përmes angazhimit tim në Lëvizjen Vetëvendosje! Sot u kam dërguar edhe Qendrës në Gjilan, letër-dorëheqjen time! Tani për tani, nuk kam koment tjetër për këtë vendim ka shkruar Rudaku.

Shtylla e Vetëvendosjes në Gjilan Avni Rudaku ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e këtij subjekti politik. Rudaku nuk ka bërë me dije shkaqet e dorëheqjes.
“Ka qenë një kënaqësi e veçantë të bashkëpunojmë në cilësinë e opozitës nga radhët e Qendrës së Lëvizjes VV në Gjilan. Për tri vite e ca muaj, u jam mirënjohës për tërë mbështetjen mediatike që më keni dhënë mua si individ, por edhe subjektit politik që i takoja. Nga dita e sotme, e premte 7 shkurt 2014, kam dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet, detyrat dhe përgjegjësitë si anëtar dhe aktivist i Lëvizjes VV në Gjilan”.

Rudaku ka shkruar se dorëhiqem nga Lëvizja VV nga të gjitha funksionet, detyrat dhe përgjegjësitë si anëtar dhe aktivist, si ish nënkryetar i dytë në Gjilan.”Falënderoj të gjithë përkrahësit, miqtë, anëtarët, aktivistët dhe të gjithë njerëzit që njoha përmes angazhimit tim në Lëvizjen Vetëvendosje! Sot u kam dërguar edhe Qendrës në Gjilan, letër-dorëheqjen time! Tani për tani, nuk kam koment tjetër për këtë vendim!”Ju faleminderit shumë për bashkëpunimin tuaj dhe mbështetjen e madhe që ma keni dhënë” ka shkruar Rudaku.

Fidanishtja

Ndryshe Rudaku ka qenë njëri nga aktivistët më serioz dhe më të përkushtuar. Edhe si intelektual por edhe si kuadër ambicioz ka ditur të komunikojë me mediet dhe qytetarët për dallim nga të tjerët në këtë subjekt politik që janë të betonuar dhe që asnjëherë se kanë pranuar as kritikën, madje edhe tani kur në zgjedhjet lokale pësuan fiasko.

Por, Avni Rudaku e pati guximin intelektual që të jetë edhe vetëkritikë dhe realisht do të mbahet në mend gjatë nga ana e gazetarëve, kuptohet për cilësitë e mira pozitive./rajonipress/