GRANDEMALL

Jep dorëheqje Lunaçek

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretares së Shtetit për Kulturë e Arte në Austri.

Lunaçek njoftoi të premten për dorëheqjen për shkak të kritikave që kishte marrë ajo në menaxhim të situatës me koronavirusin. Në një njoftim, Lunaçek ka thënë se ajo ka vënë re “pakënaqësitë dhe zhgënjimet e artistëve” të cilët nuk pranuan një pako të propozuar nga ajo.

HW

“Nuk e kam të lehtë këtë vendim, por po dorëhiqem nga zyra e Sekretarit të Shtetit. Edhe pse jap dorëheqje nga funksioni im: Jam dhe mbetem një person politik. Do të vazhdoj të kem lirinë që të përfshihem në debate. Me këtë në mendje, ju uroj të gjitha të mirat”, ka njoftuar ajo për dorëheqjen e saj.

Karriera politike e Lunaçekut nisi më 1995. Në vitin 1999 ajo u bë anëtare e Këshillit Kombëtar, ku qëndroi deri më 2009 kur kaloi në Parlamentin Evropian, ku ishte zëvendëspresidente. Ajo ishte raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian deri më 2017./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.