UBT

Jehonë e madhe e librit të Ilir Xheladinit në gjuhën frënge

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Libri i parë i autorit shqiptar Ilir Xheladini i shkruar në gjuhën frënge, romani për fëmijë «Midax, l’araignée voyageuse», është duke ngjallur interesim të madh te lexuesi në Zvicrën frankofone. Disa muaj pas botimit, atij po i bëhen disa organizime të natyrës promovuese, që edhe për vetë autorin janë befasuese.

“Libri ka ngjallur një kërshëri të madhe dhe më mahnitin e-mailet e shumtë që marr nga lexuesit. Nga këto rrjedhin edhe dy ngjarje që do të organizohen këto ditë në qytetin e Neuchâtel-it”, thotë për albinfo.ch Ilir Xheladini.

Aktiviteti i parë është më 29 janar nga ora 12h15 deri më 13h00 dhe mbahet në teatrin “Théâtre du Passage”. Është fjala për një takim me autor, në këtë rast do paraqitem para lexuesve dhe do ta prezantoj p librin tim.

Eco Higjiena

Ndërsa aktiviteti i dytë është me 1 shkurt, nga ora 14h00 deri më 16h30. Ai mbahet në librarinë “Payot” e cila është libraria më të madhe në qendër të qytetit (Neuchâtel-it). Këtu do të jem prezent për të nënshkruar librat atyre që i blejnë, ose siç quhet këtu në një “seancë dedikimi”.

Xheladini më tutje shprehet se e gjithë kjo bujë e ka gjetur të befasuar dhe gjithsesi, e ka bërë të lumtur. “Jam duke lundruar në një botë që nuk e kam njohur, e të shohësh posterët në gjithë librarinë me emrin tënd, sigurisht të bën shumë të lumtur”, pranon Ilir Xheladini./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.