“JEHONA” te ministri i kulturës në Tiranë

Drejtuesit e revistës “Jehona”, nga Bujanoci, u pritën në një takim pune në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Tiranë.
Ministri Visar Zhiti, u njoftua për së afërmi nga stafi i redaksisë “Jehona” me sfidat dhe problemet me të cilat po përballet informimi shqip në rajonin e Luginës së Preshevës.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi miqësor u theksua nevoja e një bashkëpunimi më të ngjeshur të institucioneve shqiptare me përfaqësuesit e jetës kulturore dhe informative në Luginën e Preshevës.
Shpesh ndodh, që në Tiranë dhe Prishtinë, të dëgjohet zëri politik i shqiptarëve të Luginës, por jo edhe zëri kulturor dhe mediatik, ndaj bashkëpunimi në këtë drejtim të jetë më aktiv, u tha mes tjerash gjatë këtij takimi.
Drejtori i revistës Zaim Haliti dhe kryeredaktori Nexhmedin Saqipi e falënderuan ministrin Zhiti, për mikpritjen dhe gatishmërinë e tij, për të shtuar kujdesin ndaj informimit shqip në Luginë, kësaj sfere nga më të ndjeshmet e shoqërisë sonë, njofton Jehona Press.