Java e ardhshme më stabile, dhjetori më tipik dimëror, i ftohtë me periudha me të reshura
Në bazë të trendeve javore, java e fundit e nëntorit, mund të karakterizohet një situatë më stabile meteorologjike, me më shumë kthjellime. Fillimisht ftohtë, por më pas temperaturat në rritje graduale.
Dhjetori, si muaji i parë i stinës meteorologjike, ka gjasa të jetë më tipik dimëror, me temperatura përreth apo lehtazi nën normale, periudha me të reshura, që nën këto kushte më të ftohta, mund të jenë më shpesh në formë dëbore.