Fundamenti

Jashari: Jemi popull jashtëzakonisht i heshtur e i nënshtruar… veç në dasma e nëpër oda e ngrisim zërin!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qyteti i Gjilanit në vitin 2022, në vend se të zgjerojë rrjetin e shërbimeve për qytetarët e saj, përkundrazi, e zvogëlon! Gjilani ka disa lagje të mëdha dhe gjeografikisht larg njëra tjetrës, ndërsa aktualisht ” me zhvillimet e fundit” QKMF është centralizuar në “një objekt të ri”, për deri sa janë mbyll qendrat e tjera si në lagjen “Dardania”, ajo në qendër të qytetit ka shkruar avokati i njohur Hamdi Jashari.

“Tani, një qytetar nga lagjja Dardania 2, duhet të paguaj taksi (ne vajtje ardhje) 8-10 euro dhe të shpenzojë rreth 10-15 minuta kohë për të mbërri në QKMF, ndërsa ambulanca në lagjen “Dardania”, mbyllet sikur t’ishte “kooperativë”, që në kushte të sotit dhe kooperativat punojnë me tri ndërrime, e lëre më institucionet shëndetësore” ka shkruar tutje avokati Hamdi Jashari.

UBT

“A është qëllimi i politikë bërjes që të përmirësohet cilësia e jetës apo të rëndohet ajo sa më shumë?! Sukses e zhvillim se jo mahi!!!/rajonipress/