ARKATANA

Januzi mund të përfundoj në Shqipëri

/ 2 minuta lexim
HW

Ahmed Januzi, sulmuesi 27-vjeçar që ka qenë pjesë e ukrainasve të Vorslkla Poltava, mund të gjejë “strehë” në Shqipëri.Lojtari është i interesuar për të luajtur në ndonjë kampionat më të fortë e po shqyrton ofertat, por nuk përjashton mundësinë e një aventurë në Superiore, e një ndër alternativat është Partizani.

“Jam telefonuar nga menaxherë të ndryshëm për llogari të ekipit të Partizanit. Direkt nuk kam pasur kontakte me drejtuesit e klubit të tyre, pork am marrë vesh që kanë pasur një interesim për mua.Kam disa oferta jashtë vendit, por nuk e përjashtoj mundësinë të luaj për ndonjë klub shqiptar”, është shprehur Januzi sipas “Sport Ekspres”.

Sulmuesi, gjithashtu pohon se krahas Partizanit ka interes edhe nga ekipe të tjera, ndërsa vë në dukje rritjen e futbollit shqiptar, si një arsye për të vijuar karrierën në Shqipëri.

Uji Dea

“Nuk është vetëm Partizani që më ka kontaktuar, por disa ekipe me emër në Shqipëri. Ekziston mundësia që unë mund t’i bashkohem ndonjë ekipi atje, pasi futbolli është rritur dhe ekipet kanë ecur përpara.”

Lojtari ka qenë pjesë e Besës së Kavajës para se të kalonte në Ukrainë, ndërsa është grumbulluar disa herë me Shqipërinë, duke u aktivizuar në disa ndeshje miqësore./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.