Januzaj vendos për të ardhmen e tij

Adnan Januzaj ka marrë vendimin se cila do të jetë e ardhmja e tij.Mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, dëshiron të vazhdojë me Manchester Unitedin.
Përkundër hapësirës së limituar në skuadrën e Louis Van Gaal, Adnani ka thënë se është i lumtur në klub.
“Kam parë disa shkrime që sugjeronin se unë s’jam i lumtur. Ajo është larg të vërtetës. Mua më pëlqen ky klub dhe jam i kënaqur të luajë me këtë trajner”, u shpreh Januzaj.
“Tifozët kanë qenë shumë të mirë me mua dhe unë dua t’ua shpaguajë një gjë të tillë”, shtoi tutje mesfushori kosovar, përcjell Mirror.