Uji Dea

E mohon Besiktasi: Ernest Muçi nuk është në shitje!

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Skuadra e Besiktasit përmes një komunikate ka mohuar zërat se futbollisti shqiptar, Ernest Muçi është në shitje!

Mediat turke, në veçanti “Fotospor” ka shkruar një artikull në lidhje me lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë, të cilët thonë se është në shitje dhe do të largohet në fund të sezonit, shkruan Indeksonline

Përmes këtij reagimi, Besiktasi fton tifozët të mos u besojnë lajmeve të cilat janë “të fabrikuara” në tavolinë.

Uji Dea

“Titujt e lajmeve të publikuara në Fotospor si “Beşiktashi do të largojë Elan Ricardo-n e sapo blerë” dhe në Fotomaç si “Muçi në listën e shitjes” janë krejtësisht të pabazë”, shkruhet në njoftimin e klubit turk

24-vjeçari shqiptar gjatë këtij sezoni në Superligë ka zhvilluar 21 ndeshje (jo të gjitha si startues), ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/