UBT

Januzaj talenti më i mirë në botë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mesfushori i talentuar kosovar, i Manchester United, Adnan Januzaj, vazhdon me sukseset e tij. Së fundmi numri 44 i ‘Djajve të Kuq’, është vlerësuar nga një magazinë angleze ‘Extra Time’, si talenti më i mirë në botë nën moshën 20-vjeçare.

Magazina angleze ka publikuar një renditje me emrat e 60 talentëve më të mëdhenj në botë nën moshën 20-vjeçare, ku mesfushori i lindur në Istog ka zënë vendin e parë duke lënë mbrapa lojtarë tjerë të talentuar që luajnë nëpër skuadra të mëdha evropiane.

Januzaj është transferuar tek kampioni aktual i Anglisë, Manchester United, gjatë vitit 2011 ndërsa këtë stinor ka hyrë në skuadrën e parë duke i mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij.

Fundamenti

Në 23 ndeshje të zhvilluara këtë stinor në Premierligë, Adnani ka shënuar tre gola me ‘Djajtë e Kuq’, ndërsa ka dhuruar edhe gjashtë asistime për bashkëlojtarët e tij.

Top 10 talentët më të mirë në botë U20:

1. Adnan Januzaj (Manchester United)
2. Lucas Piazon (Chelsea -Vitese)
3. Marquinhos (PSG)
4. Gerard Deulofeu (Barcelona-Everton)
5. Raheem Sterling (Liverpool)
6. Zakaria Bakkali (PSV Eindhoven)
7. Leon Goretzka (Schalke 05)
8. Luke Shaw (Southampton)
9. Domenico Berardi (Juventus – Sassuolo)
10. Lucas Ocampos (Monaco)