Januzaj rikthehet te United?
Adnan Januzaj gjatë dimrit mund të bëjë një rikthim të parakohshëm në Manchester United.
Reprezentuesi shqiptar i Belgjikës gjatë merkatos së kaluar u transferua tek Borussia Dortmundit në formë huazimi deri në fund të sezonit, por sipas mediave angleze, lojtari në afatin e janarit mund të rikthehet në ‘Old Trafford’ për shkak se Januzaj nuk i ka përmbushur pritshmerit tek skuadra gjermane.
Sipas mediave në ishull, United është duke e shqyrtuar mundësinë që 20-vjeçarin ta rikthejnë në klub që ta mbajnë ose ta huazojnë në ndonjë klub tjetër.
Januzaj nuk ka treguar formë të mirë këtë sezon te garave me Dortmunidin, madje, ai nuk është ftuar as nga Belgjika për miqësoret e nëntorit, duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen në Evropianin 2016 me përfaqësuesen belge. /Telegrafi/


