Eko Higjiena

Januzaj në Belgjikë po cilësohet Zidane i së ardhmes, merr numrin 10

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sulmuesi i Manchester United, Adnan Januzaj, i cili do të luajë që nga minuta e parë me fanellën e Belgjikës në miqësoren e së hënës përballë Luksemburgut, në moshën 19-vjeçare është tejet i vlerësuar nga përzgjedhësi Marc Wilmots për në Botërorin 2014.

I lindur në Bruksel, ylli me prejardhje nga Istogu i Kosovës, ishte i kërkuar nga disa përfaqësuese, por zgjedhja e tij ka qenë Belgjika.

“Unë kam lindur në Bruksel, kam studiuar në Belgjikë deri në moshën 16-vjeçare e jam përgatitur te Anderlecht”, ka thënë Januzaj.
Për të justifikuar seleksionimin e tij, Wilmots evokon “talentin dhe polivalencën” e lojtarit te ri.

Mobi Casa

“Adnani mund të luajë me numrin 10, në postin e tij anësor ku ka luajtur në ekipin e të rinjve”, thekson trajneri.
Januzaj është shprehur nga ana e tij se “posti më i mirë për të do të ishte ai i sulmuesit të fundit”.

Ish-futbollisti i përfaqësueses, Marc Degryse, është shprehur nga ana e tij: “Adnani është Zidane i së ardhmes. Tek ai, Belgjika, ka gjetur një lojtar të jashtëzakonshëm. Mendoj se ai do të bëhet më i fortë se Eden Hazard”.
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.