Januzaj, ndodh ajo që nuk e ka pritur askush
Mesfushori kosovar Adnan Januzaj, i cili nuk po gjen hapësirë te skuadra gjermane Borussia Dortmund, pritet të rikthehet te skuadra e tij Manchester United.
Sipas mediave angleze, gjatë afatit kalimtar të janarit United, nuk do të kërkojë të shpenzoi për të sjell lojtar të rinj pas gjithë atyre shpenzimeve të cilat janë bërë në verë. Kështu thuhet se klubit do t’i duhet që t’i kthejë lojtarët që i ka në huazim në klubet tjera.
Bëhet fjalë për Adnan Januzaj i cili është në huazim te Borussia Dortmund, por edhe për James Wilson që është duke luajtur në Brighton.
Këta futbollist mund të kthehen në Old Trafford në afatin kalimtar të janarit.


