Januzaj drejt Bayernit
Toni Kroos u ka thënë bashkëlojtarëve se dëshiron të transferohet në Manchester United, raporton tabloidit britanik, Daily Mirror. Kurse, sipas mediave gjermane, Bayern Munich do të kërkoj transferimin e Adnan Januzajt në Allianz Arena.
Toni Kroos ka vendosur të largohet nga Bayern Munichu. Reprezentuesi gjerman u ka thënë bashkëlojtarëve se dëshiron të transferohet në Manchester United gjatë kësaj vere, raporton tabloidit britanik, Daily Mirror
Sipas këtij tabloidit, skaudra nga Old Trafford është e gatshme të shpenzoj për mesfushorin 40 milion funte. Kurse, lojtarit i ka përgatitur një kontratë prej 200 mijë funteve në javë.
Ndërsa, sipas mediave gjermane, Bayern Munich do të kërkoj shkëmbimin e Toni Kroosit me talentin kosovar, Adnan Januzaj.
Thuhet se talenti i Manchester Unitedit pëlqehet shumë nga trajneri spanjoll, Pep Guariola.


