Fundamenti

Januzaj do të luajë për Kosovën ose Turqinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Adnan Januzaj do të luajë për Kosovën ose Turqinë në të ardhmen. Kështu ka thënë babai i mesfushorit të Manchester Unitedit, Adedin Januzaj.

E ardhmja e Adnan Januzajt është në mesë Kosovës dhe Turqisë, edhe pse ka oferta nga Shqipëria, Belgjika dhe Anglia. Kështu ka thënë babai i mesfushorit të Manchester Unitedit, Adedin Januzaj.

”Djali im do të luaj ose për Kosovën ose për Turqinë”, ka thënë Abedini në një intervistë për televizionin turk NTV Sport, raportojnë mediat angleze.

Por, në uebfaqen zyrtare të NTV Sport një lajmë i tillë nuk eksiton. Kurse, pikërisht për këtë televizion ditë më parë selektori i Turqisë, Fatih Terim konfirmoi se janë të interesuar për talentin kosovar.

Mobi Casa

“Kryetari i Federatës, kryesia dhe unë personalisht jemi duke punuar nga dita e parë për këtë punë. Sepse babai është turk dhe nëna e Kosovës”, kishte deklaruar Terim

“Shqipëria, Anglia, Belgjika, Kosova dhe Turqia janë pas tij. Nëse vjen sigurisht se do ta inkuadronim në lojë sepse ne kërkojmë vetëm futbollistët që na duhen”, shtoi ai.

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, Shqipërisë dhe Belgjikës tash e disa muaj kanë insistuar të konstatojnë me Januzajn dhe t’i bëjnë ftesë për tu bashkuar me përfaqësueset e tyre, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndërsa, së fundit kosovar i lindur në Bruksel nuk ka pranuar t’i bashkohet Kosovës në ndeshjen miqësore ndaj Haitit, e zhvilluar me 5 mars në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.