HW

“Jam unë, Mirko Gashi”

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Nga Ramadan Mehmeti

Rrugë… Rrugë e gjatë.
Rruga e zemrës sime.
Fat i pafat, një shpirt, një dëshirë, një trup ecën i përkulur – s’të njohin, s’i njeh… Ke dhënë shumë, më shumë se jetën. Ke dhënë fjalën, zërin, lotët, zemrën, e ke marrë një – hiç.
Mirëdita, Prishtinë!
Jam unë, Mirko Gashi – poeti bohem, poeti i popullit, poeti i lagjes sate, poeti i fjalës sate, poeti i mendimit tënd. Jam unë në këtë lumë njerëzish, jam unë në të ëmblin qytetin tim, jam unë njeriu… i juaj, i madhi, i dashuri, e i padashuri!
Më rrahën motet, më plakën vuajtjet, më dogji vetmia, por më mban shpresa se jemi një të gjithë. Kaloj rrugëve të mia, kaloj botës sime, në qetësinë e natës me dhembjen time.
Ndjej erë trëndafili. – Më dalin përpara dy të rinj. Sy të druajtur që vezullojnë kanë ardhur të më shohin.

Lot të nxehtë më rrokullisën faqeve, një drithërimë më kaplon shpirtin.
(…) Të më shohin mua, duart që më dridhen, rrudhat e ballit tim, mjekrën time, shkrimin tim të mjegulluar apo shqetësimin tim? Po ku të gjej qetësim? A ka në gotë harrim?
Jeta ime është terr e ferr! E doni poezinë time shumë? Po sepse ua kam kushtuar juve, të gjithëve. Në ju është bukuria, në ju, o fëmijët e mi, se ju jeni ardhmëria jonë.

Jetova për popullin tim dhe duartrokitjet më të ngrohta i mora prej tij, prandaj fjala ime le të jehojë në hapësirë. Ndihmoni, o vesh të shurdhër, se bukuria është këtu në ne e me ne. Kthehuni, o bij, nga bota! Ejani se më e ëmbël është buka jonë. Do ta kemi më lehtë së bashku, më pak do të dhemb’. Vendi është shkret pa ju. Është si një plak i kërrusur, si unë…

HW

Me zë të lartë luftoj për ju, bërtas dhe thërras për ju edhe këtë poezi po ua fali juve – le t’ma lexojë rinia ime.

(Prishtinë, dhjetor 1994)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.