Eko Higjiena

Jam krenare që e mbështeta Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish ambasadorja amerikane pranë OKB-së, Rosemary DiCarlo, e cila e ka përkrahur në vazhdimësi çështjen shqiptarë pranë OKB-së, thotë se është krenare që e ka ndihmuar Kosovën për të arritur pozitën që e ka. Sipas DiCarlos, bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë janë historike dhe esenciale për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

“I ftoj liderët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar bisedimet. Këto bisedime janë historike, absolutisht esenciale për Kosovën që të normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë. Ne jemi shumë afër me Kosovën. Ne do të jemi gjithmonë afër me Kosovën, por ne e kuptojmë se e ardhmja e Kosovës është pjesë e BE-së. Ky është një hap esencial për të përparuar. Mendoj se ajo që është arritur deri tash është një përfitim i madh për të gjithë popujt e Kosovës. Unë kërkoj nga liderët dhe shpresoj në ta se rruga që po bëjnë është konstruktive dhe produktive, sepse në fund të bisedimeve do të shihet se kjo është në dobi të popujve të rajonit”, ka thënë ajo për Kosovapress.

UBT

Ajo shton se politika e jashtme amerikane përkrahë popullin e Kosovës.

“Disa administrata me radhë kanë të njëjtat pikëpamje dhe kanë ofruar të njëjtën përkrahje për Kosovën. Ne presim që kjo të vazhdojnë dhe të jemi partnerë me Kosovën”. /Telegrafi/