Jalla mora rrugën , Nano për Tiranë

Nga Demir Krasniqi – Parodi humoristiko satirike
Jalla , mora rrugën , nano ,
Për Tiran- e ,
Jalla, m’ zuni nata , oj nanë,
Sherri më ka zanë –e ,
Of, aman, aman !
Jalla , m’ zuni nata, oj nanë,
S’ dihet a m’ çelë drita ,
Jalla, nji grup hajna, oj nanë,
Na kanë dalë në prita ,
Of, aman, aman!
Rrugët e Shqipnisë, oj nanë,
Jalla, gropa-gropa,
Hajnat e mafisë , oj nanë,
Donë me na ba copa,
Of, aman, aman!
Grupet e hajduçve, oj nanë,
Ani, llava- llava,
Jalla, a po ndalesh “vëllaçko”,
Ani, a të vrava,
Of, aman, aman !
Jalla, a po ndalesh , “vëllaçko”,
Ani , a të vrava ?
Jalla, po s’u ndale , “vëllaçko”,
E ke badihava !
Of, aman, aman!
Jalla, seç ma shtinë, oj nanë,
Automatin n’ fyt- e ,
Jalla , a po ndalesh “ vëllaçko” ,
A po do me t’ mbyt-e ,
Of, aman, aman?!
Jalla, n’ autostradë, moj nanë,
S ’ na lanë me livritë -e ,
Jalla, gjithçka kemi, oj nanë,
Krejt tue na plaçkitë -e,
Of, aman, aman!
Jalla, autobusat , nanë,
Po na i thejnë me gurë- e ,
Jalla , policia , oj nanë,
Nuk po i kapin kurrë- e,
Of, aman, aman!
Po na kapin ethet , nanë,
Kur po hymë n’ Tiranë –e,
Jalla, me reklama, oj nanë,
Na e kanë mbushë çdo anë-e ,
Of, aman, aman !
Jalla , prej reklamave , nanë,
Ne po na kapë tmerri –
Jalla , kem mish gici, oj nanë,
Jalla kem mish derri ,
Of , aman, medet !
Jalla , kosovarët , nanë,
Çka po shkojnë në det-e ,
Jalla, mishi i derrit, nanë,
N’ çdo sofër i pret – e,
Of, aman, medet !
Jalla, n’ restorante , oj nanë,
Gjithandej Shqypnisë – e ,
Jalla , t’ shurdhon veshtë , oj nanë ,
Muzika e Serbisë- e,
Of, aman, medet !
Jalla, për Shqypni, oj nanë,
Kemi hangër dru-e ,
Jalla, tash s’ na lanë, oj nanë,
Rahat me pushue,
Of, aman, medet!
Jalla, për Shqypni, oj nanë,
Kemi hangër burgje ,
Jalla, na plaçkitin, nanë,
Po na e marrin bukën,
Of, aman, medet!
Jalla, për Shqypni, oj nanë,
Na kemi derdhë gjak-e !
Jalla, tash na ndjekin , nanë ,
Na japin dajak- e ,
Of, aman, medet !
Jalla, për Shqypini, oj nanë,
Kemi hangër plumba ,
Jalla, tash n’ liri, oj nanë,
Na presin me thumba,
Of, aman, medet!
Jalla, për Shqypni, moj nanë,
Kemi dashtë me vdek-e ,
E kem dashtë për nanë, oj nanë,
Ajo na duel njerkë –e ,
Of, aman, medet !
Gjilan, më 17.07.2013.