UBT

Jahjaga shtron iftar për gratë e BIK-ut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përsëritur se raportet e mira ndërfetare në Kosovë, po janë shembull për të gjithë botën.

Këto komente Jahjaga i bëri me rastin e iftarit të shtruar për gratë anëtare të Departamentit të Gruas në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe bashkëpunëtoret e tyre, të udhëhequra nga zonja Besa Ismaili, Prodekane në Fakultetin e Studimeve Islame.

“Këtë vit kam vendosur të shtroj një darkë të Iftarit ndryshe, me qëllim të nderimit dhe respektit për gratë e Fakultetit të Studimeve Islame, që kanë marrë rol aktiv në jetën tonë të përditshme për të ndërtuar një shoqëri demokratike e tolerante, në harmoni me vlerat tona kulturore dhe kombëtare.

ARKATANA

Feja në Kosovë është pjesë e traditës sonë të pasur që tashmë po bëhet shembull gjithandej nëpër botë e cila po sfidohet nga probleme të shumta. Për ne në Kosovë harmonia ndërfetare është e natyrshme sepse jetëgjatësia e saj në këto troje daton me shekuj.

Ne të gjithë kemi kontribuar që Kosova sot të jetë e lirë dhe e pavarur. Bashkësitë tona fetare kane luajtur rol qenësor në bashkimin e qytetareve tanë. Një përpjekje e tillë e përbashkët për ta ndërtuar një Kosovë demokratike, që garanton barazinë e të gjithëve, është e domosdoshme sot. Kosova duhet t’iu qëndrojë besnike vlerave që e definojnë dhe në këtë rrugëtim të gjithë kemi kontribut për të dhënë”, ka thënë Jahjaga.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.