Fundamenti

Jahjaga priti kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, zotëri Lulzim Basha.

Presidentja Jahjaga me z. Basha biseduan për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, me theks në zhvillimet më të fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe proceset e tjera që ndërlidhen me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe për procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Presidentja Jahjaga e njoftoi z. Basha me nismat e saj për të gjetur zgjidhje për dy kërkesat e opozitës, që kanë të bëjnë më Asociacionin e Komunave Serbe të Kosovës dhe me procesin e shënjimit të kufirit shtetëror midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

Uji Dea

Presidentja Jahjaga tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është udhërrëfyes për qeverinë se si duhet të veprohet në raport me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ndërsa sa i përket demarkacionit, Presidentja Jahjaga tha se shumë shpejt do të fillojë punën një komision i pavarur me ekspertët ndërkombëtarë i cili do ta analizojë gjithë procesin.

Presidentja Jahjaga dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, zotëri Lulzim Basha, biseduan edhe për dialogun midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Presidentja nënvizoi rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në këtë proces dhe kërkoi që zbatimi i këtyre marrëveshjeve të jetë parakusht për procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, zotëri Lulzim Basha shprehu mirënjohje dhe mbështetje për punën dhe rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur Presidentja Jahjaga si faktor i unitetit në Kosovë. Ai theksoi se Presidentja Jahjaga ka dëshmuar se ka qenë zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe çmoi lart kontributin e saj për të ardhmen e Republikës së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.