ARKATANA

Jahjaga: Kam parë një shoqëri që po e humbë durimin nga kjo klasë politike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në një fjalim të mbajtur para studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në prag të dorëzimit të mandatit të saj, ka thënë se ka pasur nderin të jetë presidente e Kosovës për pesë vite.

Jahjaga, tha se gjatë mandatit të saj, ka parë një shoqëri të lodhur, që po humb durimin nga një klasë e pavëmendshme politike.

Sipas presidentes, çelësi i suksesit për të rimëkëmbur Kosovës është në duart e të rinjve.

“Shumica e prindërve tuaj kanë refuzuar karriera premtuese që t’i bashkëngjiten rezistencën, të ndërprejnë ciklin e padurueshëm të dhunës. Kërkoj nga ju që çdo ditë derisa niseni në ligjërata të kujtoni këtë sakrificë sepse atëherë do ta kumtojmë dhe do ta kemi të qartë se çmimi ka kjo liri e jona”, iu është drejtuar Jahjaga studentëve.

ARKATANA

Ndërsa, ka vazhduar: “Në këto 5 vite kam pasur nderin të jem presidente e juaja, kam parë nga afër disa fytyra të qytetarëve të Kosovës të pashëruara, të lodhur nga përplasjet e të etur për drejtësi. Herë pas here kam parë një Kosovë pesimiste. Kam parë një shoqëri që po humb durimin nga një klasë politike e pavëmendshme. Kam parë një Kosovë, ku një pjesë e qytetarëve duan të marrin rrugë të pakshim, të lodhur dhe të dëshpëruar se do të bëhet mirë”.

Gjithashtu, Jahjaga tha se ngadalë por sigurt po e sheh një shoqëri që po ngritet ndaj të keqes, që do ta luftojë nepotizmin, dhe po sheh një Kosovë që i kupton drejtë sfidat që shtrihen përpara.

“Kosova që synojmë nuk bëhet brenda natës. Ka qenë nderë dhe privilegj të jem presidentja juaj dhe ju përkulem përjetësisht”, ka thënë ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.