Jahjaga: Ata që po shkojnë në Siri po e dëmtojnë të ardhmen e vendit
Presidentja e vendit Atifete Jahjaga tha se ata që po shkojnë në luftën e Sirisë po krijojnë një imazh jo të mirë për vendin.
“Është me të vërtetë shqetësuese që të shohesh qytetarët nga Kosova duke marrë pjesë në një luftë qe ende nuk dihet kauza e asaj e cila është në masë të madhe duke e dëmtu imazhin e shtetit tonë, është duke e dëmtuar, progresin e shtetit tonë, një progres që kemi bërë, një sakrificë, të madhe, një mund jashtëzakonisht të madh që pas përfundimit të luftës. Ky aderim dhe kjo pjesëmarrje e qytetarëve tanë, është duke e dëmtuar në masë të madhe, të arrdhmën e Kosovës dhe rrugën e integrimeve evropiane. Qytetarët tanë, sidomos rinia jonë, e meriton dhe duhet ta ketë një rrugë të qartë, të integrimit evropian dhe veprimet e tilla janë duke e dëmtu këtë rrugë dhe janë duke e stopu, agjendën evropiane dhe euroatlantike të shtetit tonë”, tha Jahjaga për RTK.
Ndërkohë në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ajo ka deklaruar se Kosova di të organizojë zgjedhje të mira dhe demokratike, dhe pret që pas këtyre zgjedhjeve të dërgohet një mesazh i mirë drejt Bashkimit Evropian.
Jahjaga tha se do të vazhdojë të ushtrojë mandatin e presidentes, ashtu siç shkruan edhe në Kushtetutën e vendit.

