Jacobson pranon takim me VV-në, vetëm nëse ata heqin dorë nga konfrontimet fizike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracy Ann Jacobson thotë se protestat e studentëve para rektoratit, kishin prapavijë politike.

“Qartazi mendoj se ka pasur prapavijë politike. Çka do që ndodh në këtë vit zgjedhor mendoj se do të përdoret nga një forcë ose tjetër për të dhënë deklarata politike apo për të fituar poena politik”, tha Jakobson për Klan Kosova.

Po kështu, ajo u ka bërë thirrje partive politike që në kalkulimet e mundshme lidhur me zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti, mos të kenë parasysh postin e presidentit. Ajo kujtoi, se mandati i Presidentes Atifete Jahjaga, përfundon në vitin 2016.

“Shpesh në media shoh idenë se koalicioni do të jetë me një udhëheqës si kryeministër e tjetri president. Ata harrojnë faktin se presidentja e ka mandatin deri në 2016, diçka që e ka konfirmuar edhe gjykata kushtetuese. Nuk besoj se kushtetuesja lë hapësirë që presidentja të lë në gjysmë mandatin që të bëhet pjesë e marrëveshjes”, tha ajo.

E koha e zgjedhjeve nuk është primare. Ajo thotë se në radhë të parë, është mbarëvajtja e zgjedhjeve.

Hidromorava

Megjithëse thotë se, ndryshimet teknike dhe sipërfaqësore në reformën kushtetuese nuk ishin ato që kërkon bashkësia ndërkombëtare, dhe siç thotë ajo, e meritojnë qytetarët e Kosovës, zgjedhjet e fundit lokale japin shpresën për zgjedhje të rregullta.

Në këtë intervistë, Jacobson, tha se mendimin për takim me përfaqësues të Vetëvendosjes do e ndryshonte vetëm një qëndrim publik i VV, për distanicim nga konfrontimet fizike.

E nëse kjo ndodhë, ajo thotë se nesër, do të mund të takohej me përfaqësues të saj.

Ajo tha se liderët politik por edhe Kuvendi i Kosovës, nuk duhet të ndërhyjnë në gjyqësor, siç, ka ndodhur në të kaluarën, duke komentuar lidhur me raste të ndryshme gjyqësore.

“Udhëheqës të ndryshëm politikë vënë në dyshim rezultatet e procesit gjyqësor,përderisa Kosova të jetë shtet demokratik duke të respektoj pavarësinë e gjyqësorit’, tha ajo.