Jacobson merr pjesë në inaugurimin e shkollës “Andrea Durrsaku”

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, Kryesuesi i kuvendit komunal, drejtor të drejtorive komunale, profesorë të SHMLP “Andrea Durrsaku”, dhe të tjerë, sot kanë mirëpritur ambasadoren e SHBA-së Tracey Ann Jacobson me bashkëpunëtor.
Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “ Andrea Durrsaku”, ka shënuar 20 vjetorin e ditës së shkollës dhe përurimin e punëve të kryera në objektin e kësaj shkolle. Në këtë inaugurim të pranishëm ishin edhe ambasadorja e SHBA-së Tracey Ann Jacobson me bashkëpunëtor, përfaqësues nga KFOR-it Amerikan, Kryetari i komunës së Kamenicës, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues nga institucionet tjera komunale dhe të tjerë.
Qamil Qehaja, drejtor i shkollës së mesme të lartë profesionale “ Andrea Durrsaku “, falënderoj ambasadën amerikane për financimin e renovimit të shkollës sonë me paratë e taksapaguesve amerikan janë investuar rreth qindra, mijëra euro në tri vitet e fundit.
“Nuk ka ndjenjë më të bukur se të jesh i rrethuar prej miqve më të mirë e ata janë amerikanët, nuk ka ndjesi më ngazëllyese se të prekesh një realitet që ju me pasionin, zellin, vullnetin, dëshirën dhe intelektin që ju karakterizon, na keni treguar se ekziston dhe keni pjesë të përditshmërisë tuaj” ka thënë drejtori Qehaja.
Sipas tij shkolla që po inaugurohet falë investimeve të bëra është shkollë me standarde evropiane dhe bashkëkohore. Kjo shkollë operon me rreth shtatë drejtime me laborator ndër më modernët me një kurikul të shkëlqyer që i përgjigjet nevojave të tregut.
Ndërsa, Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surbulli, thotë se është kënaqësi për neve, është nderë dhe privilegj i komunës së Kamenicës, që sot jemi së bashku me ambasadoren e SHBA-ve dhe të gjithë këta miq të komunës tonë dhe të Kosovës.
“ Falënderoj Shtetet e Bashkuar të Amerikës për gjithë kontributin e dhënë në çdo kohë për Kosovën, e veçanërisht për komunën e Kamenicës “ tha Surdulli.
Tracey Ann Jacobson, ambasadorja e SHBA-së, thotë se është kënaqësi për mua që jam këtu në Kamenicë për herë të parë, për t’ju vizituar dhe për të marrë pjesë në inaugurim dhe në shënimin e 20 vjetorit të shkollës.
“ Unë jam gjithmonë e lumtur të takoj gjeneratat e reja, ngase këta të rinj janë e ardhmja e Kosovës. Kjo shkollë kaq e bukur, mund të them se është më e bukur se shkolla ime në Kalifornia, që ishte e ndërtuar qind vjet më parë, ngase nuk kishte një renovim të tillë. Kjo shkollë tani i plotëson të gjitha kushtet për gjithë stafin, nxënësit për të mësuar mirë dhe zhvilluar përvojën” tha ambasadorja Tracey Ann Jacobson.
Drejtori i shkollës së mesme të lartë profesionale Qamil Qehaja, ka ndarë mirënjohje për ambasadoren e SHBA-së, dhe disa përfaqësuesve të KFOR-it.
Zbulimi i pllakës është bërë nga Ambasadorja, Kryetari i Komunës dhe drejtori i shkollës, si dhe u vizituan punimet e kryera të kësaj shkolle.
Në fund për të pranishmit është shfaqur një program kulturo-argëtues, nga nxënësit e kësaj shkolle./rajonipress/