Hidromorava

Ja nga kush motivohet Rashica për paraqitjet e bukura në ligën holandeze

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ylli kosovar, Milot Rashica po kalon në një formë të shkëlqyer në ligën holandeze me skuadrën e Vitesses.

Ai në rrjetin social “Instagram”, ka postuar një foto ku shihet flamuri i kombëtares shqiptare, dhe në të i shkruar mbiemri i tij. Ai për këtë ka shkruar se ky është një motivim i madh për të.

“Big motivacion for me, thankyou, Albania”, ka shkruar Rashica.

Mobi Casa

Sulmuesi kosovar i cili luan për kombëtaren Shpresa, ka mundësi që të ftohet nga De Biasi për Evropianin 2016, që mbahet në Francë.

19-vjeçari ka zhvilluar 18 paraqitje me Vitessen, ku ka shënuar 8 gola, por së fundi ai është duke munguar në ligën holandeze përshkakë të një lëndimi që morri në javën e kaluar kundër Ajaxit./Indeksonline/