Fundamenti

Ja kënd e fajëson Zyra e Presidentes për incidentin me televizionin gjerman

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zyra e Presidentes së Kosovës ka dhënë një sqarim pas incidentit me kanalin televiziv gjerman ZDF. Sipas Presidencës, Jahjaga nuk i ka injoruar ndërhyrjet e moderatores gjermane, por nuk i ka dëgjuar ato. Zyra e saj, për krejt këtë ka fajësuar organizatorin që sipas tyre ka dështuar teknikisht.
Më poshtë mund ta lexoni sqarimin.

Zyra e Presidentes shpreh habinë dhe shqetësimin e saj me mënyren e trajtimit që i është bërë Presidentes në një numër mediash pas kësaj interviste.

Intervista për televizionin gjerman ZDF është zhvilluar nga studiot e RTK-së në Prishtinë, përmes videolinkut. Gjithashtu intervista është zhvilluar me përkthyes simultan nga gjermanishtja në anglishte, drejtpërdrejt nga studiot e ZDF-së dhe Presidentja Jahjaga gjatë gjithë kohës ka dëgjuar vetëm perkthyesin dhe jo moderatoren.

Fundamenti

Ne asnjë moment Presidentja Jahjaga nuk ka patur mundësi të degjojë intervenimet e moderatores, që pyetjet i ka bërë në gjuhën gjermane, por ka dëgjuar vetëm perkthyesin nga gjermanishtja në anglishte. Ne keto kushte dhe me mënyrën si është zhvillluar biseda Presidentja nuk ka patur mundësi të dëgjojë pyetjet shtesë të parashtruara nga moderatorja e ZDF.

Presidentja Jahjaga ka vepruar ne respektim të medias së cilës ka pranuar t’i jap intervistën dhe nuk e ka injoruar në asnjë moment as moderatoren dhe as median e saj. Çështjet teknike, të parregulluara dhe plotësisht të papërshtatshme për një intervistë të tillë, janë lëshim i organizatorit dhe jo tendencë për shpërfillje e presidentes. Zyra e Presidentes shpreh habinë dhe shqetësimin e saj me mënyren e trajtimit pas transmetimit të kësaj interviste, pa marrë asnjë sqarim të mëtejmë për mënyren e zhvillimit të saj dhe gjithashtu në trajtimin që i është bërë Presidentes së Republikës së Kosovës në një numër mediash.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.