Hidromorava

Ja cilët janë futbollistët më të shtrenjtë shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Xherdan Shaqiri për momentin vlerësohet si futbollisti më i vlefshëm shqiptar në botë.

Express ju sjell listën e futbollistëve më të shtrenjtë shqiptarë në futbollin botëror.

Xhedan Shaqiri për momentin vlerësohet si futbollisti më i vlefshëm shqiptar në botë.

Anëtari i Bayern Munichut vlerësohet me plot 20 milionë euro nga uebfaqja e specializuar për transferime, transfermarkt.de.

Sipas kësaj të fundit, ndër shqiptarë, Adnan Januzaj është i dyti në listë. Edhe pse u flit për oferta marramendëse për të nga Real Madridi e PSG-ja që kalonin vlerën e 30 milionë eurosh, në tregun e futbollistëve Adnani vlen 10 milionë euro.

Një vlerë të tillë e ka edhe anëtari i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, i cili më parë luajti me Baselin.

Me 9.5 milionë euro vlerësohet përforcimi i ri i Galatasarayt, Blerim Xhemaili, teksa Admir Mehmedi vlen 7 milionë euro.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka vlerën e 3 milionë eurove, aq sa vlen edhe Etrit Berisha.

Një vlerë mjaft të madhe e ka edhe supertalenti, Donis Avdijaj, i cili vlerësohet me 1 milion euro.

Renditja:

1. Xherdan Shaqiri – 20 milionë euro

2. Adnan Januzaj – 10 milionë euro

3. Granit Xhaka – 10 milionë euro

4. Blerim Xhemaili – 9.5 milionë euro

5. Shkodran Mustafi – 8 milionë euro

6. Admir Mehmedi – 7 milionë euro

Eco Higjiena

7. Valon Behrami – 6 milionë euro

8. Pajtim Kasami – 3.5 milionë euro

9. Etrit Berisha – 3 milionë euro

10. Lorik Cana – 3 milionë euro

11. Shkëlzen Gashi – 2.75 milionë euro

12. Elseid Hysaj – 2.5 milionë euro

13. Valon Berisha – 2.5 milionë euro

14. Amir Abrashi – 2.25 milionë euro

15. Samir Ujkani – 2 milionë euro

16. Armando Vajushi – 2 milionë euro

17. Mërgim Mavraj – 1.7 milion euro

18. Alban Meha – 1.5 milion euro

19. Ergys Kaҫe – 1.2 milionë euro

20. Valdet Rama – 1 milion euro

21. Migjen Basha – 1 milion euro

22. Donis Avdijaj – 1 milion euro