Ja çfarë thotë Krasniqi pas fitores me nokaut
“Sigurisht unë jam i lumtur për fitoren e parakohshme kundër Danny Williams, i cili ishte shumë i mirë. Por, më e rëndësi ishte një natë e madhe për një arsye të mirë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Luan Krasniqi është shumë i lumtur me fitoren e kundër Danny Williams.
Luan Krasniqi, ish-boksieri Kosovar u rikthye në ring pas një kohë të gjatë, në mënyrë të furishme.
Junikasi, në ndeshjen e fundit të karrierës, e mposhti me nokaut boksierin Danny Williams pas vetëm katër raundeve, shkruan gazeta Express.
“Sigurisht unë jam i lumtur për fitoren e parakohshme kundër Danny Williams, i cili ishte shumë i mirë. Por, më e rëndësi ishte një natë e madhe për një arsye të mirë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Kjo ndeshje kishte karakter bamirës dhe u zhvillu në kuadër të “Charity Fight 2015”. Paratë e fituara nga ky meç shkojnë për SOS-fshatin e fëmijëve në Kosovë. /Express/
Luan Krasniqi e fitoi meçin me nokaut
Boksieri kosovar Luan Krasniqi zhvilloi natën vonë ndeshjen e tij ndaj Danny Williams. Ish-boksieri Kosovar u rikthye në ring pas një kohë të gjatë. Luani zhvillojë një meç profesional dhe e fitoi ndeshjen pas 4 raundeve. Kjo ndeshje ishte ndoshta edhe e fundit në karrierën e tij.
Ndeshja kishte karakter bamirës dhe u zhvillua në kuadër të “Charity Fight 2015”. Paratë e fituara nga ky meç shkojnë për SOS-fshatin e fëmijëve në Kosovë.


