Ja çfarë thotë Etrit Berisha për lojtarët e Kosovës
Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është shprehur i kënaqur me paraqitjen dhe lojën e krijuar, duke folur edhe për disa lojtarë të Kosovës.
“E kemi pritur që do të jetë një atmosferë të tillë. Shpresoj që të gjithë tifozëve t’i kemi dhuruar kënaqësi me këtë paraqitje. Ky rezultat besoj që është rezultat real për të dyja. Kosova ka ndryshuar shumë prej kohës kur kam qenë këtu ka një ekip shumë të mirë me disa lojtarë vërtet cilësor”, u shpreh Etrit Berisha./Zëri


