Uji Dea

Ja çfarë shkruajnë mediat britanike për Taulant Xhakën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Merkato e transferimeve është në pikun e saj. Shumë skuadra kërkojnë patjetër që të bëjnë ndonjë afrim të mundshëm, për të përforcuar ato pozicione në ekip që nuk kanë dhënë rendimentin e duhur në pjesën e parë të sezonit.

Media britanike “Telegraph” ka bërë një shkrim ku ka prezantuar disa futbollistë që do të jenë pjesëmarrës në “Euro 2016”, të cilët duhet të jenë në konsideratën e ekipeve angleze për ditët e fundit të merkatos.

Në këtë listë bëjnë pjesë lojtarë të mirënjohur si Miralem Pjaniç, por edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka. Mesfushori kuqezi është ndër lojtarët që prestigjiozja britanike e ka pikasur si futbollist të vlefshëm për ta afruar në ekip cilado prej anglezeve në dritaren aktuale të transferimeve. Krahas Taulant Xhakës, mesfushori energjik i Bazelit është edhe shoku i tij i skuadrës në Zvicër, Birkir Bjarnson.

HW

Islandezi shihet gjithashtu si një ndërhyrje e mirë në merkato nga kjo media. Artiom Dzubia, sulmuesi rus i Zenitit shihet mjaft i fortë fizikisht për të përballuar Premier Ligën. Një tjetër sulmues në listë është Arkadiuz Milik, polaku që luan aktualisht me Ajaksin dhe “Telegraph” e ka përzgjedhur për shkak të 14 golave të realizuar sezonin e shkuar.

Sugjerimi i radhës është Eran Zahavi i Makabit të Tel Avivit, mesfushor me tipare sulmuese dhe me veçori interesante për ligën angleze. Në portë është përzgjedhur gardiani i Rumanisë, Ciprian Tatarusanu, që aktualisht është pjesë e Fiorentinës.

Nga Austria është përzgjedhur futbollisti anësor Zlatko Jonuzoviç, që është pjesë e Verder Bremenit. Polaku Kamil Grosiçki i Renes dhe gjermani Matias Ginter i Dortmundit vijojnë në listën e sugjerimeve. Në fund, është mesfushori kuqezi Taulant Xhaka që përmendet për cilësitë e shfaqura me Bazelin e në kualifikuese me Shqipërinë dhe Miralem Pjaniç.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.