FIDANISHTJA

Ivanoviq akuzohet për vrasje, plagosje, keqtrajtim dhe dëbim të shqiptarëve nga veriu

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sipas të dhënave të QR të KMDLNJ në Mitrovicë, e duke u bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, në mes të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, Oliver Ivanoviq u ka prirë grupeve të serbëve, të cilët vranë 10 shqiptarë, plagosën 25, keqtrajtuar 93 dhe dëbuan nga shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës 11.364 shqiptarë.

I arrestuar disa orë më parë kandidati për kryetar të komunës së Veriut të Mitrovicës, Oliver Ivanoviç, sipas burimeve të gazetës është i dyshuar për krime lufte

Si i tillë gjithnjë sipas burimeve ai aktualisht është duke u intervistuar nga prokurori i prokurorisë speciale.

Gjatë një operacioni që ka nisur në orët e hershme të mëngjesit në pjesën veriore të Mitrovicës nga Eulexi, është arrestuar politikani serb kandidat për kryetarë të komunës së Mitrovicës së Veriut, Oliver Ivanovic.

ARKATANA

Buriemt e Zërit, brenda misionit Eulex, me kusht anonimitet kanë konfirmuar se Ivanovic,është në mesin e të arrestuarve gjatë aksionit që ende është në zhvillim e sipër në Veri të Kosovës.

Por zyrtarë nga zyra për informim e këtij misioni vetëm kanë bërë me dije se është duke u zhvilluar një operacion kërkimi.

“E tëra çfarë mund të themi është se aksioni është duke vazhduar”, ka thënë shkurt zëdhënësja Dragana Nikolic Solomon. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.