ARKATANA

Isufi: Të shqetësuar me faktet në territorin e Gjilanit

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nevzad Isufi shef i grupit të VV në Gjilan tha se të njëjtën çështje e ka prezantuar edhe në Kuvendin Komunal. Fjala është për ndërtimin e objektit të pompës së derivateve të naftës nga kompania HIB-PETROL në rrugën magjistrale Gjilan – Bujanoc. Ne kemi shtruar pyetjen – vazhdoi ai – nëse pronari i këtij objekti ka kërkuar dhe është pajisur me leje ndërtimi, pyetje e cila nga ekzekutivi i Gjilanit nuk mori përgjigje.

Isufi këto prova e fakte i ka quajtur tepër shqetësuese. Në mungesë të gatishmërisë për përgjigje apo diskutim, të njëjtën pyetje e dërguam edhe me shkrim për Drejtorinë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe Drejtorinë e Inspeksionit.

Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, në pyetjet tona me shkrim, kemi marrë përgjigje se toka në fjalë shtrihet në katër parcela, dhe se me kërkesë të pronarit të saj kjo tokë bujqësore qenka shndërruar në tokë ndërtimore, në bazë të një vendimi komunal të 30 tetorit të vitit 2008, dhe toka në fjalë paska destinim, po citoj: “Zgjerim i trasesë ekzistuese të Autorrugës dhe ndërtimit të trasesë së Hekurudhës” që qenka paraparë në shtojcën nr.1 të Ligjit nr.04/L-110 për ndërtim, që qenkan kompetencë e Ministrisë përkatëse.

Pra, toka qenka shndërruar, nga tokë bujqësore në ndërtimore, në mënyrë të ligjshme, por, që destinimi është krejtësisht tjetër, pra destinim ka qenë dhe mbetet për zgjerim të trasesë së Autorrugës ekzistuese dhe ndërtimit të trasesë së hekurudhës, por jo për stacion të pompës së derivateve të naftës.
Më poshtë, në përgjigje thuhet se parashtruesi i kërkesës deri më tani nuk ka sjellë kërkesën e kompletuar, kështu që e njëjta do të përmbyllet me kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm.

Që i bie se nuk ka leje, por që janë në pritje të kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm.
Lidhur më këtë pyetje që e kemi shtruar edhe për Drejtorinë e Inspeksionit e ato ishin: Pse inspeksioni nuk ka ndërprerë punimet e Kompanisë HIB Petrol në rrugën magjistrale Gjilan-Bujanoc?

Pse është lejuar që këto ndërtime të arrijnë deri në nivelin e tanishëm, sa të ngrihet baza dhe objekte me materiale të forta?. Çfarë ka bërë Inspektoriati i ndërtimit gjatë gjithë kësaj kohe dhe aktualisht?

FIDANISHTJA

Nga Drejtoria e Inspeksionit kemi këtë përgjigje: Lidhur më kërkesën tuaj Drejtoria e Inspeksionit njofton se ndërtimi i objektit nga kompania “HibPetrol”në rrugën magjistrale Gjilan-Bujanoc, kemi marrë të gjitha masat që objekti pa leje, (po e përsëris unë pa leje) të mos ndërtohet. Ne si organ në momentin e parë gjatë inspektimit që është konstatuar nga inspeksioni i ndërtimit që objekti ndërtohet pa leje ju është ndërprerë puna.
Provë vendimi për ndërprerjen e punës nr.08-355-15673, të datës 07.02.2014.

Investitori nuk ka përfillur vendimin për ndërprerje, janë marrë masat tjera shtesë. Është rrethuar me shirit zyrtar objekti dhe është lëshuar vendimi për rrënim.
Provë: Vendimi për rrënimin e objektit nr. 08-355-2197 i datës 21.02.2014.

Meqë vendimi për rrënim ka hyrë në fazën e plotfuqishmërisë iu është dhënë afat shtesë për legalizimin e objektit, në të kundërtën do të merren masa për rrënim të objektit.

Pra, siç shihet Drejtoria është në dijeni se objekti po ndërtohet pa leje dhe e thotë këtë. Po ashtu ka marrë dy vendime që nuk janë respektuar nga investitori i HIB Petrolit. Pra, fjala është për dy vendime të muajit shkurt, pra të 7 shkurtit dhe 21 shkurtit, dhe përkundër që vendimi ka hyrë në fazën e plotfuqishmërisë për ekzekutim i është dhënë afat shtesë për legalizim.

Pra, investitori Hib Petrol nuk ka leje, ndërton në tokën që ka destinim krejtësisht tjetër, nuk respekton asnjë nga vendimet e inspeksionit e të komunës, nuk ka lënë as hapësirën që është e rrugës, madje nuk mund të ndërtohet as edhe një shteg për biçikleta, ka hequr shiritat e ndalimit të punimeve, shtrin rrjetin e kanalizimit në gjatësi më shumë se dy kilometra pa leje, në pjesën e rrugës për zgjerim, që është hapësirë publike, ka injoruar gjithçka, u bënë konkurrencë jokorrekte bizneseve vendore që me vite punojnë me leje të njëjtën veprimtari. Tani shtrohet pyetja si mund t’i lejohet legalizimi një biznesi të tillë ?!

Por Kryetari Lutfi Haziri, nuk ka kohë të merret me këto, madje nuk gjen kohë të ndjekë dhe seancat e Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe as ato të Komitetit për Politikë dhe Financa apo t’i përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të Kuvendit Komunal. Nuk ka kohë as të ndjek të gjitha seancat e Kuvendit, nuk ka pasur kohë të marrë pjesë as edhe në një mbledhje të Komitetit për politikë dhe financa, nga katër sa janë mbajtur deri tash, nuk ka kohë që në Kuvend të dëgjoj dhe të përgjigjet në pyetjet e këshilltarëve komunal thuhet në njoftimin e VV./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.