Fundamenti

Isufi: Po evidentohen dëmet që u shkaktuan nga breshëri dhe stuhia

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Pasditja e së premtes në disa fshatra të Komunës së Gjilanit, u karakterizua me stuhi të fuqishme dhe breshër, duke shkaktuar dëme në kultura bujqësore. Drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi, ka parë nga afër dëmet e shkaktuara.

Sipas tij pjesët më të prekura nga breshëri pas vizitave në terren janë fshati: Lladovë, Zhegër dhe Nasalë.

“Nga kjo fatkeqësi natyrore kanë pësuar kulturat e ndryshme bujqësore”, tha Isufi.

Fundamenti

Ai tregoi se një nga fermerët që ka pësuar tepër rëndë nga breshëri është Alban Sherifi nga fshati Lladovë, ku ka të dëmtuar kulturat bujqësore si grurin, misrin, shalqirin dhe kungujt.

“Ne si drejtori së bashku me Komisionin Komunal, do t’i evidentojmë dëmet, pastaj kërkesat për kompensim do t’i adresojmë tek Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave”, tha drejtori i Bujqësisë Bajram Isufi.

Ndërsa fermeri Alban Sherifi tha: “Me vëllezërit kemi investuar shumë, i kemi mbjellë me mund kulturat bujqësore dhe për disa minuta i gjithë mundi u shkatërrua, në veçanti shalqiri”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.