Uji Dea

Shatri: Nëse rritet çmimi i rrymës, qytetarët duhet t’i zvogëlojnë blerjet për artikuj të tjerë jetësorë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-ministri i Financave Haki Shatri, ka thënë se aktualisht rreth 30 për qind e shpenzimeve familjare shkojnë në pagesa për energjinë elektrike. Shatri në një prononcim për Indeksonlinen, i ka komentuar paralajmërimet për rritjen e energjisë elektrike, do të ndikojë drejtpërsëdrejti në koston e jetesës familjare.

Sipas tij nëse ndodh ky shtrenjtim, do të ndikojë në standardin jetësor të qytetarëve të Kosovës.

“Me tarifat aktuale gjatë sezonit të dimrit paguajmë deri në 30 për qind të shpenzimeve familjare shkojnë për pagesë të energjisë për nxemje. Ata që nxehen me energji elektrike çdo shtrenjtim tjetër e rrit pjesëmarrjen e shpenzimeve të energjisë në shpenzimet familjare”, tha Shatri.

Ai ka shtuar se qytetarët duhet t’i zvogëlojnë blerjet për artikuj të tjerë jetësorë për të paguar energjinë, sepse të ardhurat kanë mbetur konstante, nuk po rriten, nuk kanë ndryshuar. “Rritja e çmimit të energjisë do të jenë shpenzime shumë më të mëdha për familjet. Pagat nuk kanë ndryshuar janë konstante. Tu marrë parasysh rritjen nominale të pagave dhe pensioneve me inflacionin në këto katër vjetët që shkuan janë të barabarta, kështu që i bie që pagat edhe pensionet realisht nuk janë rrit asnjë cent në këtë periudhë prej vitit 2020 e këndej”, tha Shatri.

Sipas tij rritja do të ndikojë edhe në standardin jetësor të qytetarëve. Ka me ndiku edhe në çmimin e prodhimit.

“Aty ku energjia elektrike përdoret për prodhim si bazë e energjisë proporcionalisht me pjesëmarrje të energjisë shpenzimet për prodhimet, rritja e çmimit e rrit edhe atë shpenzim kjo është shumë e thjeshtë”, tha Shatri.

Uji Dea

Po ashtu ai ka shtuar se shteti duhet në një mënyrë të gjejë formën për të subvencionuar qytetarët që kanë të ardhura më të vogla.

Nga ministria e Ekonomisw kanw thwnw se Rregullatori i Energjisë (ZRRE) është institucion i pavarur i cili ushtron kompetencat për rregullim të sektorit të energjisë dhe bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të energjisë elektrike.

Ndërsa nuk janë përgjigjur në pyetjen se a kanë në plan në ndonjë formë te subvencionimi për kategoritë sociale.

Në të dhënat e publikuara sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka rritje të çmimeve të prodhimit.

“Indeksi i tërësishem i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 0,1% ndërmjet TM4 2024 dhe TM3 2024. Kurse, krahasuar TM4 2024 me TM4 2023, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 8,5%”, thuhet në raport. /IndeksOnline/