Eko Higjiena

Isufi: Drejtoria e Bujqësisë, vazhdon mbështetjen për fermerët me farë misri e pleh artificial

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Misri duke qenë si njëra ndër kulturat jashtëzakonisht të rëndësishme për ekonominë e vendit, vazhdon të mbështetet nga Komuna e Gjilanit. Drejtori për Bujqësi, Bajram Isufi, tha se duke u bazuar në planin e punës për këtë vit, kanë shpallur thirrje për aplikim për farë misri dhe pleh artificial.

Ai tregoi se të drejtë aplikimi kanë të gjithë fermerët e komunës, të cilët janë kultivues të misrit. Derisa përparësi kanë ata që jetojnë në fshatra. Sipërfaqja e planifikuar duhet të jetë nga 0.20 hektarë deri në 0.98 hektarë.

Aplikimi ka nisur nga 21 marsi dhe mbyllet më 9 prill.

Uji Dea

“Prioritet ndër prioritete e kemi prodhimin foragjer, me theks të veçantë prodhimin dhe kultivimin e misrit, si njëra prej kulturave jashtëzakonisht të rëndësishme për ekonominë e vendit”, tha Bajram Isufi.

Drejtori i Bujqësisë, shtoi se janë njëra ndër komunat e vetme që e subvencionojnë farën e misrit në nivel të republikës.

Sipas tij në vitin paraprak (2024), kanë përfituar 638 fermerë 1000 thasë farë misri dhe 2000 thasë pleh artificial./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.