UBT

Isufi: Dëmi i shkaktuar në pemishte nga ngricat pranverore është i madh

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ne Komunën e Gjilanit në fillim të muajit prill kanë mbretëruar temperatura të ulëta, sidomos gjatë ditëve (e hëne dhe e marte datë 07 dhe 08.04.2025), ku temperaturat kanë qenë shumë të ulëta. Si pasojë e këtyre temperaturave të ulëta janë shkaktuar dëme të mëdha në disa lloje të kulturave pemëtarë siç janë: dardha, kumbulla, vishnja por edhe tek pemët tjera të cilat kanë qenë në fazën plotë të lulëzimit ka shkruar Bajram Isufi.

Reagimi i plotë:

Gjatë natës së datës 7 prill dhe mëngjesit të hershëm të datës 8 prill temperaturat kanë qenë deri – 6 gradë Celsius.

Si pasojë e këtyre temperaturave të ulëta janë shkaktuar dëme të mëdha në disa lloje të kulturave pemëtarë siç janë: dardha, kumbulla, vishnja por edhe tek pemët tjera të cilat kanë qenë në fazën plotë të lulëzimit.

ARKATANA

Dëmet janë shkaktuar për arsye se periudha e ngricave ka qenë shumë e gjatë sidomos gjatë natës se shtatë (7) prillit dhe mëngjesin e tetë ( prillit temperaturat kanë shkuar deri në – 6 gradë Celsius, kjo periudhë ekstreme e ngricave ka zgjatur prej orës 03:00 të mëngjesit deri ora 06:00 e mëngjesit kjo kohë mbi tri ore me këto ngrica ekstreme ka ndikuar në dëmtimin e plotë të luleve, sythave, gjetheve por edhe llastarë të rinj të pemëve janë dëmtuar.

Këto ngrica ekstreme të ulëta kanë dëmtuar të gjitha kulturat pemëtarë të cilat kane qenë në fazën e lulëzimit.

Dëmi nga këto ngrica të hershme pranverore vlerësohet të jetë shumë i madh në shkallë të përqindjes te disa lloje të pemëve deri 90 % kurse kulturën e kumbullës dhe vishnjës e kanë dëmtuar 100 %./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.