Fundamenti

Hoti: Reformat fiskale, dështimi tjetër i kësaj qeverie – shumë komplekse për ‘reformatorët e tatimit në paga prej 6.8 euro’

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se reformat fiskale janë “dështimi tjetër” i kësaj qeverie.

Hoti ka përmendur dy reforma fiskale që thotë se mungojnë: Rimbursimi i Tatimit në Vlerën e Shtuar (TVSH) duhet të jetë automatik kurdo që biznesi kërkon dhe TVSH-së do të duhej të mblidhej brenda vendit.

ARKATANA

“Kjo reformë mbeti përgjysmë që në kohën e Qeverisë Mustafa, kur u punua koncept dokumenti për bashkimin e ATK-së dhe Doganës. Formalizimi i vazhdueshëm i ekonomisë dhe krijimi i historikut tatimor të bizneseve, krahas ndërlidhjes së të gjitha platformave elektronike lidhur me tatimet, kadastrin, hipotekat dhe kreditë bankare, kanë krijuar parakushtet për kalim të mbledhjes së TVSH-së brenda bendit pasi të shiten mallrat. Kjo do të ishte lehtësim i madh për biznese”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka thënë se këto reforma i mbeten qeverisë së ardhshme, meqë siç thotë janë shumë komplekse për “reformatorët e tatimit në paga prej 6.8 euro”./GazetaExpress/