ARKATANA

Isufi: 792 fermerë të Gjilanit e kanë kryer aplikimin në Drejtorinë e Bujqësisë për subvencione në MBPZHR

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – 792 fermerë të komunës së Gjilanit e kanë kryer aplikimin në Drejtorinë e Bujqësisë për subvencione në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR). Këtë e ka bërë të ditur drejtori për Bujqësi në Gjilan, Bajram Isufi, i cili ka njoftuar se procesi i aplikimit ka përfunduar më 1 qershor.

“Ky proces ka filluar me date 26 prill 2022 dhe ka qenë i hapur deri më 25 maj. Duke e parë fluksin e fermerëve të cilët për arsye tani më të njohura nuk e kanë kryer aplikimin, ne kemi dërguar kërkesë zyrtare ne MBPZHR për zgjatje të afatit për aplikim”, ka thënë drejtori Isufi.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) e ka aprovuar kërkesën tonë, duke zgjatur afatin edhe për 7 ditë kalendarike për aplikim. E falënderojmë stafin e angazhuar dhe të certifikuar në këtë proces të cilët edhe në kohë pauze e pas orarit kanë qenë afër fermerëve”, tha ai.

Mobi Casa

Ai bëri të ditur se krahasuar me vitin e kaluar, janë 97 fermerë më shumë që kanë aplikuar.

“Ne si Drejtori së bashku me zyrtarët të cilët kanë qenë të angazhuar, do të bëjmë regjistrimin dhe analizën e të dhënave të fermerëve që kanë aplikuar dhe në ditët në vazhdim do të prezantojmë një raport detal lidhur me kulturat, sipërfaqet dhe vlerat monetare që do të përfitojnë fermerët e komunës sonë”, ka përfunduar Isufi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.