Urbanizmi zyrtarisht i përgjigjet PDK-së, stadiumi Gjilanit nuk ka leje ndërtimore
Gjilan – PDK në Gjilan më datë 26 gusht i është drejtuar drejtorisë së urbanizmit lidhur me çështjen e stadiumit të qytetit, nëse ka lëshuar leje ndërtimore apo jo. Përgjigjen zyrtare PDK e ka pranuar më datë 2 shtator nga drejtori i urbanizmit Ali Arifi, i cili ka deklaruar se projekti i stadiumit të qytetit nuk ka leje ndërtimore dhe as që është iniciuar procedura për leje ndërtimore thuhet në reagimin e PDK-së.
Poashtu edhe për projektin e ndërtimit të rrugës Hamdi Kurteshi nuk ka kurrfarë leje ndërtimore.
Maja e anarkisë në Gjilan buron përbrenda vet institucioneve komunale të qeverisur nga organizata katrahurë e quajtur VV dhe një kryetar komune viktimë e paaftësisë tij.
A thua edhe për këtë i ka fajet opozita !