Eko Higjiena

Ismet Kabashi në Prokurori për t’i mbuluar skandalet

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Analistët shprehin dyshime për qëndrimin e mëtejmë në Prokurori të ish-kryeprokurorit.

Guraziu: Kabashi nuk mund të shpëtojë nga dhënia e përgjegjësisë

“Në momentin që kryeprokurori përfundon mandatin e tij, siç është rasti me ish-prokurorin, i cili është pensionuar, nuk ka asnjë arsye që i njëjti të vazhdojë qëndrimin e tij nëpër zyrat e Kryeprokurorisë. Në bazë të disa informacioneve, pritet që ish -kryeprokurori t’ iu nënshtrohet hetimeve për lëndët e fshehura. Prandaj, qëndrimi i tij shikohet si tentativë për të qenë i informuar për hetimet të cilat mund të bëhen ndaj tij, duke përdorur autoritetin, ndikimin dhe klanet eventuale brenda subjektit. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme”, ka thënë analisti Leon Duhanaj

Hidromorava

Emërimet politike në krye të institucioneve të drejtësisë tashmë janë fakt. Pasi, përveçqë këto emërime janë bërë nga dora e politikës, aktorët e kësaj të fundit kanë marrë masa që edhe nëse njeriu i tyre nuk zgjidhet në mandatin e dytë apo pensionohet të vijojë të gëzojë të njëjtat privilegje. Me të ashtuquajturin ligjin e plaçkitjes Nr. 03/ L-001, shpallur me dekretin nr. DL- 044-2008, datë 02.07.2008 nga ishpresidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, përcaktohen përfitimet e ish-zyrtarëve të lartë, por në këtë ligj nuk parashiheshin përfitime për ishkryeprokurorin e shtetit.

Kështu që, më vonë, rreth një vit pas emërimit të Ismet Kabashit në krye të Prokurorisë së shtetit, konkretisht më 14 tetor 2011 u ndryshua ligji paraprak dhe në ligjin Nr. 04/L-038 u bënë ndryshime në nene. Kështu, neni 2 i ligjit bazik, përkufizimi 2 dhe 3 u ndryshuan dhe riformulohen të tillë: “Ish-Zyrtar i Lartë” sipas këtij ligji konsiderohen: ish-Kryetari i Kuvendit, ish-Kryeministri, ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ishKryeprokurori i Shtetit dhe ishKryetari i Gjykatës Supreme”. Ligji specifikon se ish-funksionarët e lartë do të gëzojnë privilegje nëse së paku për gjashtë muaj kanë mbajtur një pozitë që hyn në kategorinë e pozitave të larta në vend. Çka do të thotë se ish-kryeprokurorët Ismet Kabashi, por edhe Sylë Hoxha, janë përfitues të këtyre privilegjeve, veçse Hoxha ndryshe nga Kabashi nuk qëndron në Prokurorinë e shtetit. Kabashi, sipas ligjit, e ka e zyrën e mobiluar dhe i paguhen shpenzime për telefon e internet, deri në 1 mijë e 200 euro në vit.
Stafi i Kabashit është i zgjedhur prej tij, dhe në këtë mënyrë i përgjigjen vetëm atij. Por, pyetjet shtrohen çfarë po kërkon Kabashi kur nuk është i ftuar në asnjë aktivitet institucional? Pse duhet të vijojë të qëndrojë ende në Prokurori, ndërsa thuhet se ka qenë drejtuesi i një grupi brenda përbrenda Prokurorisë me qëllim degradimin dhe shkatërrimin e sistemit prokurorial për përfitime vetjake? A duhet të vazhdojë Kosova që të ketë dy kryeprokurorë, njëri për të drejtuar dhe luftuar krimin dhe tjetri për të sabotuar drejtësinë?./kosova sot/