Hidromorava

Ismet Halili, uragan i zhvillimit profesional dhe ekonomik të Gjilanit

/ 7 minuta lexim
FITORJA

Nga Murat Hoxha – Është hendikep i udhëheqjeve të tanishme që nuk i marrin konsultimet e Ismetit dhe kuadrove të tjerë që kanë dijen, përvojë dhe vullnetin për të dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e qytetit të Gjilanit. Gjithsesi Ismet Halili duhet të jetë pjesë e qytetarëve më të merituar të Gjilanit, përkatësisht qytetarë nderi i Gjilanit.

Kosova ende ishte nën ankthin e pasigurive dhe mungesës së të drejtave elementare, ndërsa kuadri shqiptarë i të gjitha fushave, madje edhe i nivelit të mesëm, ishte i munguar, deri sa një djaloshit nga Gadishi i Gjilanit i kishte lindë ideja dhe vullneti që ti rreket profesionit të ndërtimit.

Kjo ide dhe ky vullnet për të mësuar artin e ndërtimit, ishte gjithsesi një sfidë e Ismet Halilit, i cili atëherë djalë i ri vetëm 15 vjeqarë (1961/62), i cili në pamje dukej thatanik por ishte i shëndetshëm, inteligjent dhe i pashëm.

Për ta realizuar këtë dëshirë, ai vendosi të regjistrohej në Shkollën e Mesme Teknike drejtimi i Ndërtimtarisë, në qytetin e Prizrenit. Ismeti e përfundoi me sukses te plotë shkollën profesionale dhe mori titullin teknik i ndërtimit, që kishte vlerë dhe autoritet për kohen e atëhershme.

Ai si i ri kishte “inatë” thënë në kontekstin pozitiv të fjalës, ky ishte edhe qelësi i suksesit të tij. Kur profesori iu kishte thënë nxenësave “Ata që e vlerësojë vetën të aftë le ta provoj e të shkojnë në fakultetin e gjeodezisë por këtu s’ka të tillë”, Ismetit iu kishte ngulitë vendimi që studimet do ti vazhdonte në fakultetin e gjeodezisë. Ashtu ndodhi, sepse Ismeti në afat mbaroi studimet universitare në drejtimin e gjeodezisë në Beograd.

Gjithsesi ky sukses ishte sfidë në veti por njëkohësisht mburrje dhe krenari, për atë vetë, familjen dhe shoqninë. Në vitin 1968 ai u punësua në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadaster të Gjilanit. Rrethanat politike në Kosove jepnin sinjale të përmirësimit, nga se filluan lëvizje politike në të gjithë hapësirën e ish Jugosllavisë.

Në Kosovë ndodhën demonstratat e vitit 1968, të cilat mund të konsiderohen shumë rezultative në aspektin politik. Më 1969 në Gjakovë u hap shkolla e parë në gjuhen shqipe, ku pjesë e kontributit ishte edhe inxh.Ismet Halili, i cili në atë kohë ishte profesor në Shkollën profesionale të ndërtimit në Gjilan.

Një vit me vonë u hap Universiteti i Prishtinës, ndërsa me 1971 u aprovuan amendamentet kushtetuese të ish Jugosllavisë me të cilat amendamente avancohej pozita juridike-kushtetuese e Kosovës, deri sa me 1974 në bazë të atyre amendamenteve u miratua kushtetuta e re e ish Jugosllavisë.

U ndryshua edhe koncepti organizativ dhe funksional i institucioneve shtetërore dhe komunale.
Më 1974 Ismeti ishte kryeshef i Sekretariatit për marrëdhënie Pronësore-Juridike, Kadastër dhe Gjeodezi. Kjo drejtori kishte shumë përgjegjësi dhe kompetenca, sepse ishte një proces intensiv i krijimit të kadastrës për pjesën rurale, të matur me metodën aerofotogrametrike.
Ishte një “revolucion” kadastral por edhe zhvillimorë.

Në këtë drejtori trajtoheshin të gjitha qështjet pronësore juridike përfshi edhe procedurat e eksproprijimit të tokes për realizimin e objekteve infrastrukturore dhe realizimin e planeve urbanistike.

Më 1973 filluan me u punsua kuadrat gjeodete të dala nga ShM Gj në Gjakovë. I pari nga kjo shkollë u punësua Refik Zuzaku i. Kadastra filloi “të fliste dhe të shkruante shqip”, më 1974 u punësua Mahmut Bajrami (tani më i ndjerë), Avni Jonuzi (i ndjerë) dhe autori i këtyre rreshtave.
Vjuan me ardhë kuadra të tjera si Isuf Berisha, Ruzhdi Shabani, Ibush Jashari, Murat Salihu (i ndjerë). Të gjithë këto kuadra ishin punësua nga z.Ismet Halili.

Inxh.Ismeti kishte tregua aftësi profesionale, menaxheriale dhe politike, të cilat ishin të vlerësuara nga institucionet “politiko-shoqërore”, duke e përcaktuar Ismetin në pozitën e Sekretarit të BVI-së për banim dhe Rregullimin e Tokës Ndërtimore. Ishte një drejtori e cila identifikohej me zhvillimin urbanistik, infrastrukturorë dhe ndërtimin e qytetit.

ARKATANA

Ishte kontribut i Ismet Halilit, PDU-ja e lagjes Dardania I dhe II, me 1969, dhe plani sinkron me 1971. Ismeti ishte pjesë kyqe e realizimit të lagjes, atëherë më të rregullueme në Kosovë.
Në kohen sa ishte Sekretarë i BVI-së u hartuan të gjitha Planet Urbanistike të Gjilanit, duke u parapri Plani Hapësinor i Regjionit të Anamoraves dhe Plani Gjeneral i Gjilanit.

Bëheshin plane të rregullimit infrastrukturor dhe urbanistik të lagjeve të qytetit.
Me 1980 filloi edhe ndërtimi i Banesave, të ekzekutuara nga F-ka e Banesave në kuadër të Ndërmarrjes Morava e Binqes. Një numër i banesave nga ndërmarrjet kontribuuese ishin të destinuara për kuadra, dhe punëtorë të solidaritetit, por ndërtoheshin edhe për familje sociale.

Të gjitha këto aktivitete ndikuan në krijimin e kushteve të punësimit të kuadrove profesionale. Gjithsesi filloj ndryshimi i përqindjes së shfrytëzimit të banesave kadrovike dhe të solidaritetit. Qyteti rritej me hapa të shpejtë.

Kjo e bëri Ismetin edhe më autoritativ, duke e avansu me 1985 në pozitën e Kryetarit të Këshillit Ekzekutiv të Komunës së Gjilanit.

Unë personalisht vlerësoj që Ismet Halili ishte në mesin e udhëheqësve më të mirë të Komunës. Edukimi i tij profesional, në Prizren, Beograd dhe Prishtinë (inxh. i gjeodezisë dhe inxh. i dpl. i ndërtimit), përvoja e tij e madhe në udhëheqjen e institucioneve komunale, njohës i jashtëzakonshëm i qeshtjeve financiare, administrative dhe juridike, e bënë atë një udhëheqës dhe menaxher perfekt të kohës.

Nuk di nëse këto atribute personale të Ismetit, u përceptuan si ego e tij, i prishi interesat politike apo edhe ekonomike, të pushtetarëve, mbase edhe për shkak të “papërshtatshmërisë” politike, atë e diferencuan për shkaqe ideo-politike, ndërsa pas pak viteve këso diferencime u bënë masovike në Kosovë.

Ismeti ishte përfaqësues-delegat i Kosovës në Lidhjen e Inxhinierëve dhe Gjeometrave të ish Jugosllavisë. Mori pjesë në disa kongrese të këtij institucioni profesional, brenda dhe jashtë shtetit. Ishte anëtarë i disa komisioneve profesionale në nivel komunal dhe të Kosovës.

Pas diferencimit ai u inkuadrua në Drejtorin e Rrugëve të Kosovës, ku ishte mbikëqyrës i shumë projekteve infrastrukturore të Republikës së Kosovës. Ishte kandidat për Asamblenë Komunale të Gjilanit, ndërsa edhe tani merret me shkrime dhe opinione politike e profesionale, duke komuniku me qytetarin përmes rrjeteve sociale.

Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës i ka nda mirënjohje, për kontributin e tij në fushën e edukimit, duke konsideru Ismetin njërin prej drejtorëve më të spikatur të Drejtorisë për Kadaster Gjeodezi dhe Pronë, në kohen e të cilit gjeodetët shpërbleheshin 20-40 % nga realizimi financiarë i tyre gjatë zbatimit të lëndeve te terrenit.

Është hendikep i udhëheqjeve të tanishme që nuk i marrin konsultimet e Ismetit dhe kuadrove të tjerë që kanë dijen, përvojë dhe vullnetin për të dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e qytetit të Gjilanit.

Gjithsesi Ismet Halili duhet të jetë pjesë e qytetarëve më të merituar të Gjilanit, përkatësisht qytetarë nderi i Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.