Uji Dea

Ismajli: Ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Një vit më parë, vendin tonë e kaploi frika dhe heshtja. Ishte frikë nga diçka e papritur, dhe ishte heshtje nga po ajo frikë. U obliguam për të qenë në ballë të kësaj beteje. Qëndruam pranë nevojave dhe kërkesave të qytetarëve. Ofruam mbështetje e solidaritet. Aktivizuam të gjithë mekanizmat emergjent, siç janë: mjekët, infermierët, inspektorët, policët, zjarrfikësit e FSK-në. U aktivizuan vullnetarët anë e mbanë diasporës, të cilët luajtën rol solidar dhe shpirtedhënës për vendlindjen e tyre ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë

Bizneset vendore, përkundër situatës së vështirë, hapën dyert e tyre për t’i dalë në ndihmë bashkëqytetarëve. Ajo që na brengoste më së shumti ishin rritjet e vazhdueshme të rasteve, e sidomos, na pikëllonin rastet e vdekjeve si pasojë e këtij virusi të padukshëm. Vazhdojmë të ndjejmë pikëllim të thellë për të gjitha viktimat si pasoj e COVID19, vendin e të cilëve më nuk e zë askush.

UBT

Sot, e atyre ditëve, ne po vazhdojmë me këtë betejë të rëndë për vendin, e cila po na bënë jo të lehtë jetën publike për të gjithë qytetarët. Do të vazhdojmë të jemi bashkë, deri në vaksinimin e të gjithë qytetarëve dhe largimin përfundimtarë të pandemisë. Ajo që na mbetet më esenciale, është se sa më shpejtë të jetë e mundur, Qeveria e Republikës, duhet të arrijë ta sigurojë vaksinimin e të gjithë qytetarëve, e cila mbetet e vetmja alternativë për arritjen e një stabiliteti shëndetësorë, financiar e socio-ekonomik të vendit tonë.

Ju kërkojmë falje të gjithë atyre të cilëve ndoshta nuk kemi mundur t’ju qëndrojmë afër si pasojë e rritjes enorme të rasteve, dhe shtrirjes së madhe të pandemisë, edhe pse, me mund, e me djersë, me shpirt, e me zemër, jemi munduar që t’i përfshijmë dhe t’i kem afër të gjithë ato raste, të cilat janë ndeshur me këtë pandemi.

Të jemi të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën, me durim e sakrificë, ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm. Sepse drita në fund të tunelit vjen e qartësohet, vetëm me arritjen dhe me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.