UBT

Ismajli: QMF’të e Gjilanit po punojnë me angazhim maksimal në luftë kundër Covid-19

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjatë vizitës që kishte nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Bresalc, Llashticë dhe në lagjen Arbëria, ka garantuar qytetarët se personeli shëndetësor në nivelin primarë është duke dhënë shërbime shëndetësore normalisht gjatë orarit të punës.

“Personeli shëndetësor është në gjendje gatishmërie nëpër të gjitha fshatrat dhe lagjet duke përfshirë edhe urgjencën, ku shërbimet janë duke u dhënë në nivelin më të mirë të mundshëm. Gjendja është e qetë, nuk kemi raste të reja me Covid-19, sikur që edhe numri i pacientëve që kërkojnë ndihmën e mjekut është gjithnjë në rënie. Të gjitha institucionet shëndetësore në të gjitha nivelet në Komunën e Gjilanit janë duke e bërë maksimumin në menaxhimin e gjendjes për çka i falënderoj dhe njëkohësisht përkushtimin që po jep në baza ditore Qendra Regjionale e Shëndetit Publik”,ka thënë nënkryetari Ismajli.

Uji Dea

Luten të gjithë qytetarët e Gjilanit që për çfarëdo shqetësimi shëndetësor të kontaktojnë numrat kujdestar 112, 192, 193 apo 194, ku shërbimet emergjente, si emergjenca, policia apo zjarrfikësit do të intervenojnë në kohën optimale kudo që kërkohet ndihma e institucioneve të shtetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.