Uji Dea

Ismajli: Në koordinim me kryetarin Haziri, kemi vendosur që Zhegra dhe Vrapçiqi të futen në karantinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka konfirmuar se pas dy rasteve të konfirmuara me Covid-19, Zhegra dhe Vrapçiqi janë vendosur në karantinë.

“Në takimin e mëngjesit, bashkërisht me Komitetin, i cili është duke e menaxhuar situatën, në koordinim të plotë me kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri, kemi vendosur që dy fshatrat e prekura me Covid-19, të vendosen në karantinë. Ekipet tona mobile të shëndetësisë primare në koordinim të plotë me Spitalin e Përgjithshëm dhe Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik, janë në terren për t’i identifikuar rastet eventuale që kanë mund të preken”, ka deklaruar Ismajli.

FITORJA

Nënkryetari i Gjilanit ka apeluar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të kujdesen për higjienën.

“Situata është e qetë, nuk ka vend për shqetësim. Një rast i konfirmuar me Covid-19, është duke u trajtuar në shtëpi në vetizolim, i cili akoma nuk ka treguar simptoma të virusit, kurse rasti tjetër është në Klinikën Infektive në Prishtinë dhe po trajtohet atje. Jemi duke punuar vazhdimisht që të jemi afër qytetarëve. Apeli është që të qëndroni në shtëpitë tuaja dhe kujdesuni për higjienën, e cila është e vetmja mënyrë për t’u vetëmbrojtur”, ka thënë Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.