FITORJA

Ismajli: Në Gjilan në dhjetëditëshin e fundit situata me COVID-19 është më e qetë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Në konferencën për media, nënkryetari Ismajli ka thënë se situata me COVID-19 në dhjetëditëshin e fundit është më e qetë.

“Kanë filluar dukshëm të ulen shifrat. Nga mbi 700 raste aktive para pak javësh, numri bie në 243, ndërkaq nga afro 75 vizita shtëpiake nga ekipet e shëndetësisë primare, numri është ul në 30”, ka thënë Ismajli.

UBT

Ai bëri të ditur se deri tani janë vaksinuar 1377 qytetarë, aq sa ka qenë numri i dozave për këtë komunë, në fazën e parë, ku janë vaksinuar personeli shëndetësorë dhe grupmoshat 85, 80 dhe 75 vjeç.

Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 20274 mostra, 6274 kanë rezultuar pozitivë, 5892 janë shëruar, 139 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 243 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 43 dhe 123 mostra në pritje për rezultat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.