Ismajli: Mosprivatizimi i PTK-së, e dëmtoi këtë kompani

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në debatin me AKR-në në Zonën e Debatit në Klan Kosova, partia e 5-të në vend, Aleanca për Kosovën e Re, është duke folur për konceptin e saj politik që sipas z. Fadil Ismajlit dhe Korab Sejdiut bazohet në konceptin e zhvillimit ekonomik dhe sundim të ligjit.

Ministri i Ekonomisë, Fadil Ismajli ka thënë se AKR është një parti institucionaliste e cila zhvillimin e vet e bazon në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ish kandidati i AKR-së, Korab Sejdiu ka thënë se nuk shihet që ka vullnet politik për të bërë një reformë zgjedhore në Kosovë.

Ismajli thotë se AKR do të vendos për kryeministrin në mbledhjen e Kuvendit, duke filluar prej Pacollit dhe të tjerë.

“Është vështirë që të gjejmë një koalicion kompatibil sepse AKR dhe PDK nuk kanë program të njëjtë. Në programin e AKR-së dominon zhvillimi ekonomik dhe ne jemi një parti liberale dhe mendojmë që ekonomia është një ‘driver për zhvillimin ekonomik të ardhshëm”, ka thënë Ismajli.

Mobi Casa

Ministri Ismajli ka folur edhe për privatizimin e PTK-së i cili ka thënë se ai proces ka përfunduar edhe pse në dosjen e dy kompanive Axos, edhe pse ishte vet Qeveria që e ka prishur këtë privatizim.

“Lajmi për dështimin e privatizimit të PTK-së nuk është i mirë për shkak se kjo sigurisht do ta dëmton këtë proces”.

Ai ka njehur edhe disa kompani të huaja që kur kanë dështuar në një privatizim i kanë dëmtuar këto kompani.

Nga ana tjetër Korab Sejdiu ka thënë se AKR më shumë ka anëtar që janë profesional dhe jo politikan të karrierës.

“Sa i përket Mimoza Kusari, të ministrave të AKR-së kanë bërë një punë të shkëlqyer. Ne si parti jemi duke punuar që si AKR të bazojmë politikën e zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit”, tha Sejdiu.