Ismajli me fjalë të mëdha për Qendrën Psiko – Sociale “Dritë”

Gjilan – Kënaqësi dhe nder i veçantë të jem në Qendrën Psiko-Sociale “Dritë” e cila i trajton fëmijët me Autizëm, zhvillim të vonshëm, hiperaktivitet etj. Kjo qendër luan rol të rëndësishëm në qytetin tonë përsa i përket trajtimit dhe rehabilitimit të këtyre fëmijëve ka thënë Arbër Ismajli.
Ismajli ka shkruar se Qendra Psiko-Sociale “Dritë” përbëhet nga një ekip i mrekullueshëm profesionistësh siç janë, Enteela Kamberi, Jetmir Korça- Menaxher, Miran Xhelili- Koordinator i Shërbimeve, Sevdie Ramadani Jashari – Psikologe Klinike dhe Leutrime Haziri – Terapiste zhvillimi.
“Sipas mundësive tona, si institucione lokale do të mundohemi t’i qëndrojmë afër kësaj qendre me kërkesat dhe nevojat e tyre. Kjo qendër është vlerë e shtuar ekspertësh dhe mundësi shtesë për t’i trajtuar dhe rehabilituar një kategori mjaft të ndjeshme të fëmijëve tanë.Faleminderit ekipit të mrekullueshëm”ka shkruar Ismajli./rajonipress/