FITORJA

Ismajli kundër mbylljes totale: Pandemia nuk ndalet duke ia vështirësuar gjendjen ekonomike bizneseve e familjeve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin virtual me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kundërshtuar kategorikisht mbylljen totale si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Si komunë, jemi kategorikisht kundër mbylljes totale. Kjo përkrahje na erdhi edhe nga shumë komuna tjera. Të mendosh për mbyllje totale, është t’ia shkaktosh vetës një greminë të thellë, nga e cila edhe ashtu kemi çaluar, ku nuk kemi për tu ngritur lehtë”, ka thënë Ismajli.

Ismajli ka thënë se Qeveria duhet të bëjë një balancë ndërmjet shtrëngimit të masave dhe dëmit sa më të vogël në ekonominë e Republikës.

Mobi Casa

“Gjithashtu, në mbrëmjen e kaluar, sjelljet e AVUK-ut dhe Policisë së Kosovës, ishin irrituese duke u shkaktuar gjoba të papërballueshme bizneseve vendore”, ka alarmuar nënkryetari i Gjilanit.

Ismajli Pandemia nuk ndalet duke ia vështirësuar gjendjen ekonomike bizneseve, e rrjedhimisht, edhe familjeve të cilat mbahen nga to.

“Ky veprim nga ana e tyre, është shumë i dëmshëm, dhe vetëm sa e keqëson gjendjen ekonomike, në një raport të drejtë bashkë me pandeminë. Duhet t’i ndajmë gjërat bashkë dhe ta nxjerrim më të mirën nga një gjendje e rënduar pandemike”, ka shtuar ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.