GRANDEMALL

Ismajli kërkon kujdes: Virusi ka shtrirje në çdo vend

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Vazhdoni t’i respektoni të gjitha masat e rekomanduara nga IKSHP-ja dhe Ministria e Shëndetësisë. Virusi ka shtrirje në çdo vend. Ta ruani vetën dhe familjarët tuaj. Vetëm të bashkuar, mund ta ndalim infeksionin i cili ende po arrin shtrirje dhe po gjen vend në mes nesh.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Të dashur qytetarë,
U mbajt takimi i radhës i Qendrës Operative Emergjente, lidhur me diskutimin e mbarëvajtjes së situatës epidemiologjike në Komunën e Gjilanit. Nga të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, rezultojnë edhe 15 raste të reja pozitive me COVID19 nga Komuna e Gjilanit, dhe 26 të shëruar plotësisht.

FITORJA

Aktualisht, gjendja momentale është si në vijim: gjithsej, të rezultuar pozitiv deri më sot janë 408 raste. Nga këto raste, të shëruar kemi 271 persona. Fatkeqësisht, kemi 11 vdekje, ndërsa raste aktive kemi 126 sosh.

Të gjitha këto raste, janë nën kontrollë të plotë nga organet kompetente, si dhe nga Komuna e Gjilanit. Do t’ju qëndrojmë afër deri në shërimin e plotë të tyre. Ndërkaq, nga Komuna e Gjilanit jemi në pritje të 51 mostrave të reja, nga datat 23/24 dhe 25 korrik. Sa i përket numrit të pacientëve pozitiv me COVID19 në Repartin e Infektives në Gjilan, janë të shtrirë për trajtim 25 pacientë me COVID19.

Vazhdoni t’i respektoni të gjitha masat e rekomanduara nga IKSHP-ja dhe Ministria e Shëndetësisë. Virusi ka shtrirje në çdo vend. Ta ruani vetën dhe familjarët tuaj. Vetëm të bashkuar, mund ta ndalim infeksionin i cili ende po arrin shtrirje dhe po gjen vend në mes nesh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.